Xhami i bërë ‘shoshë’ nga plumbat, publikohet fotoja e makinës se Lulzim Vishës pak minuta pas ekzekutimit

Jan 24, 2025 | 19:28
SHPËRNDAJE

Tirana u trondit këtë të premte nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Zall Herr. Ndërsa Panorama Online ka siguruar foton e viktimës, pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

makina e lulzim vishes

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premte rreth orës 07:40, ku trupi i 48-vjeçarit u gjet brenda makinës.

Autorët, ende të paidentifikuar mësohet se i kanë bërë pritë viktimës duke e qëlluar me 12 plumba teksa ndodhej në mjetin e punës. Viktima, baba i dy fëmijëve, njihej si problematik dhe është proceduar disa herë penalisht.

Policia nuk po heton vetëm pistën e hasmërisë, por edhe konflikte të tjera që Lulzim Visha mund të ketë pasur.

Sipas dëshmive paraprake të marra nga banorët, nuk janë dëgjuar të shtëna armësh. Ndaj janë ngritur dyshime se vrasësit mund të ketë përdorur një armë me silenciator.

Në makinën ku ndodhej viktima janë gjetur 12 gëzhoja plumbash.

GJETJA E MAKINES SE DJEGUR

Pas krimit, policia e Tiranës tha se ka gjetur një automjet të djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës, policia tha se kishte gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche”  i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se  targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Vijon puna  intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe  për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”

Kush është vëllai i viktimës

Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi.

Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura