Shumë figura të njohur në SHBA kanë dalë në mbështetje të kandidatëve për president, por se çfarë efekti kanë ata tek votuesit ka debate të shumta.
Më poshtë po rendisim disa nga yjet e Hollywoodit që kanë qenë përkrahës të zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ata të ish-presidentit, Donald Trump, shkruan The Guardian.
KAMALA HARRIS
Këngëtarja Beyonce ka folur në tubimin që mbajti Harris në vendlindjen saj, në Houston të Texasit.
“Jam këtu si e famshme, jo si politikane. Jam këtu si nënë. Imagjinoni si do të rriteshin bijat tona duke e ditur se kanë mundësi pa fund, pa limite. Duhet të votojmë dhe ne jemi nevojë për ju”, ka thënë Beyonce.
Të tjerë të famshëm që përkrahin Harrisin janë: Taylor Swift, Bruce Springsteen, Stevie Wonder, Wilie Nelson, Oprah Winfrey, Julie Roberts, Kerry Washington, Julie Louis Dreyfus, Jennifer Lopez, Eminem, Megan Thee Stallion, Bad Bunny, Ricky Martin, Samuel L Jackson, Magic Johnson, Usher, Lizzo, Tyler Perry, Lebron James, Cardi B.
DONALD TRUMP
Ish ylli i arteve marciale, Hulk Hogain,i cili në të kaluarën ka përkrahur ish-presidentin Brack Obama, tani po përkrah Trump.
“S’i kemi pasur punët asnjëherë më mirë se me Trump”, ka thënë ai në një tubim.
Përkrahës të tjerë të famshëm të Trump janë: Elon Musk, Kid Rock, Kanye West, Jon Voight, Mel Gibson, Dr Phil, Dennis Wuaid, Roseanne Barr, Russell Brand, Buzz Aldrin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al