Nëse Vlahoviç vrapon drejt Milanos, Federiko Kieza po humb shpresat çdo ditë që kalon dhe te Juventusi nisin që të shqetësohen jo pak. Sfida në “San Siro” sa më shumë që afron aq më e vështirë bëhet dhe trajneri Alegri rrezikon me të vërtetë që të mos ketë titullarin e tij.
25-vjeçari, i cili iu përgjigj thirrjes së kombëtares me shpresën se mund të rikuperonte nga dëmtimi dhe të ishte një armë më shumë për duelin madhështor dhe të rëndësishëm të mbrëmjes së nesërme në “Uembli”, ndaj Anglisë, pasi u ekzaminua nga stafi mjekësor për shqetësimin në kofshë, u arrit në përfundimin që Kieza nuk mund t’ia dilte që të ishte në dispozicion dhe e kthyen në Torino.
Deri nga transferta me Milanin janë ende 6 ditë në dispozicion, por sikur të mos mjaftonte kjo, Alegri duket se ka humbur edhe shërbimet e kapitenit Danilo Luiz për këtë sfidë, pas dëmtimit me Kombëtaren e Brazilit.
Edhe pse mbrojtësi do të monitorohet në ditët në vazhdim, lajmi i vetëm i mirë është ai i rikuperimit të plotë të Dushan Vlahoviçit, i cili me shumë mundësi do të formojë dyshen e sulmit me polakun Arkadius Milik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al