Ylli i Real Madrid i jep fund beqarisë në moshën 18-vjeçare, celebron dashurinë me modelen braziliane: Më në fund u martuam! Ja kontrata që çifti ka nënshkruar

Sep 17, 2024 | 9:31
SHPËRNDAJE

Endrick, 18-vjeçari i cili luan për Real Madrid, është martuar me partneren e tij Gabriely Mirandy në Spanjë.

17264955768032

Çifti janë në një marrëdhënie prej më pak se një vit, por tashmë i kanë dhënë fund beqarisë dhe lajmin e kanë zbuluar me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

17264956073884

Modelja braziliane, e cila është tre vjet më e madhe se futbollisti, shkroi në Instagram: “Mateu 19:6: “Pra, ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj atë që Zoti ka bashkuar askush nuk mund ta ndajë. Më në fund u martuam.”

Çifti nuk e kishin bërë të ditur martesën e tyr, derisa publikuan foto në Instagram ku tregonin unazat e martesës në gisht.

Endrick ka treguar më parë se ka një “kontratë” me partnerin e tij, e cila përfshinte ndalime të ndryshme dhe nevojën për të thënë “të dua” sa herë që të jetë e mundur.

Ka disa klauzola më serioze, duke përfshirë ndalimin e çdo forme të varësisë dhe ndryshimet drastike në sjellje.

Endrick, në atë kohë, shpjegoi: “Kushdo që nuk e zbaton këtë, kur të vijë fundi i muajit, duhet t’i japë tjetrit atë që dëshiron. Unë kërkova kufje Apple dhe ajo mi bleu”.

17264956083642

Miranda hodhi më tej dritë mbi ‘klauzolat’ e përfshira në kontratën e tyre, të cilat ajo i ka përshkruar si një “marrëdhënie emocionale vullnetare” të bazuar në “respekt, mirëkuptim dhe dashuri”.

Endrick mendohet të bëhet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit gjatë viteve të ardhshme, me Real Madridin që ra dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë euro kur ai ishte vetëm 16 vjeç.

 

17264956093226 17264956102499 17264956110598 17264956118785 17264956276113 17264956283118 17264956288840

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura