Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka përcjellë ditën e sotme një mesazh duke përdorur një shprehje të heroit tonë kombëtar Skënderbeu, se bashkimi bën fuqinë.
Teksa fliste për të drejtat e grave, ajo u shpreh se ndarja sjell gjithmonë dobësi ndërsa shtoi se përçarja është arma që përdor armiku.
Kim bëri apel që qytetarët të mos ndahen në burra dhe gra, gegë dhe toskë, veriu dhe jug apo qoftë edhe ndarje mes partish duke shtuar se kjo nuk është në përfitimin e tyre.
“Sa nga ju kanë dëgjuar thënien e famshme të Skënderbeut që bashkimin bën fuqinë. Ajo është një nga shprehjet e mia të preferuara. Vendi i gruas është aty ku ajo ku dëshiron të jetë. Nuk i përket askujt për t’i thënë një gruaje se ku duhet të jetë.
Unë kam bërë kaq sa kam bërë për shkak se kam pasur ndihmë. Jam ndihmuar nga njerëzit. Duke filluar nga nëna ime. Ishin edhe burrat që më ndihmuan. Mendoj që mendojmë për atë që tha Skënderbeu që bashkimi bën fuqinë duhet të mendojmë që ndarja ndjell dobësi. Kjo përpjekje për të krijuar dallime. Për t’i bërë ato të rëndësishme. Burrat, gratë, veriu, jug, gegë, toskë, kjo parti ajo parti, nuk është përfitimin tuaj sepse sjell ndarje.
Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Ndarja, përçarja është ajo që përdor armiku. Mesazhi im është që jam krenare që SHBA mbështesin një përpjekje të tillë, mbështesin përpjekjet e grave për të vendosur se çfarë duan të bëjnë. Ju përket juve se ku doni të jeni. Ne do vazhdojmë t’ju mbështesim. Ju vendosni se ku doni të jeni dhe çfarë doni të bëni dhe ku doni të shkoni”, tha Yuri Kim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al