Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e operacionit “Metamorfoza”, ku mes të arrestuarve ishte edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Nga përgjimet e marra nga aplikacioni SKY, biznesmeni Gjoka, komunikon me një person, Ardrit Hasanbegaj, i cili ka qenë shef i krimeve në Shkodër.
Teksa i referohet vrasjes së Gjin Ndojit, Gjoka e pyet se “çfarë ishte ajo e mbrëmshmja”.
Si përgjigje, Hasanbegaj i thotë se ka qenë “me hasmëri për punën vëllait”.
Në komunikimin që Gjoka ka me ish-policin, e pyet se “si duket si dorë”, për të kuptuar nëse policia ka mundur të zbulojë identitetin e vrasësit të Ndojit.
Kujtojmë që Ardrit Hasanbegaj ka qenë informatori i biznesmenit, Pëllumb Gjoka.
Pjesë nga dosja hetimore
Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj.
Pëllumbi e pyet se, “çfarë ishte ajo e mbrëmëshmja” (vrasja e Gjin Ndoj).
Ardriti i përgjigjet që, “nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi”.
Pëllumbi e pyt që, “si duket si dorë”?
Ardriti i përgjigjet që, “ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi do të nxjerrim diçka”.
Pellumbi i thotë që, “lëreni në kollaren e vet”.
Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, “ky e njihte DD sepse vëllai i ktij takuar Dor Dulin”.
Pëllumbi i shprehet që, “këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek”.
Pellumbi i shkruan Arditit “nëse, ke info për Dorin më thuaj”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al