Zbërthimi i bisedave në SkyECC dhe EncroChat, Dumani: Na ndihmuan në zbulimin e lidhjeve të krimit me politikanë dhe gjyqtarë

Nov 22, 2024 | 23:10
SHPËRNDAJE

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se zbërthimi i bisedave në aplikacionet SkyECC dhe EncoChat, i ka ndihmuar prokurorët e posaçëm në zbulimin e lidhjeve të krimit me politikanë e gjyqtarë.

skyecc dumani

Dumani, në një intervistë për emisionin 3D në RTSH ka zbuluar se si institucion kujdesen që bisedat në këto aplikacione të mos jenë provë e vetme.

“Në 2023 bënë të mundur fillimin e procedimet të para ku SkyECC është provë.  Falë të dhënave të përfituara nga SKY ECC na ndihmon për të kuptuar krimin e organizuar shqiptare dhe jo shqiptare. Procedimet e lidhura me SKY ECC na dhanë mundësi për të parë lidhjet krim, politike dhe gjyqtarë. Sky ECC në Gjykatë Kushtetuese.

Ka një diskutim juridik rreth vlefshmërisë për të dhënat e përfituara prej tij. Ne si institucion kujdesemi që kur përdorim Sky të mos jetë e vetmja provë. Një çështje që po shqyrton gjykata. Presim vendimarrjen e gjykatës.

Kam disa çështje që kanë përdorur Sky. Iu kam kërkuar avokatëve që të sjellin një vendim të një gjykatë të rajonit që nuk ka vlefshmëri përdorimi i provave nga SkyECC”, tha Dumani.

Kreu i SPAK zbuloi edhe detaje lidhur me vizitën e tij të fundit në Brazil.

“Grupet kriminale janë në Amerikën Latine për të blerë të parët drogën e kokainën. Për të siguruar dhe transportuar drogë e kokainë kudo vende tjetër. Grupet kriminale shqiptare janë të mbyllura. Është shumë mirë organizuar, efecientë dhe dinë të bëjnë tregti”, tha Dumani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura