“Zbrisni në terren dhe bëhuni gati për aksion”- Flamur Noka jep porositë në Këshillin Kombëtar të PD: Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar! Nuk kemi luksin që…

Sep 6, 2024 | 20:42
SHPËRNDAJE

Mbledhja e kësaj të premteje (6 shtator) e Këshillit Kombëtar të PD është shoqëruar me debate sa i takon organizimit dhe aksionit opozitar. Por në fund, deputeti Flamur Noka ka dhënë udhëzimin që të gjithë të jenë në terren dhe gati për aksion.

noka paloka

Po ashtu, Noka renditi edhe dy kërkesat kryesore, lirimin e Sali Berishës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, por që janë siguruar nga gazetari Osman Stafa thuhet se Noka i bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të fshijnë hamendësimet për njëri – tjetrin, pasi nuk kanë luksin që të shohin defektet.

Flamur Noka: Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit.

Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura