Zbulim i madh në Mal të Zi: Gjenden pallatet ku ka jetuar mbreti Bardhyl dhe Teuta

Aug 15, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

Ilirët ishin grupe të lashta të fiseve indo-evropiane, që jetuan në pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe brigjet e gadishullit italian rreth viteve 260 para erës së re.370829A400000578-0-image-a-13_1470741862822Deri tani dihet shumë pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tashmë kanë fakte për pallatin e parë të mbretërve të Ilirëve.

Arkeologët kanë zbuluar dy pallate në Malin e Zi, që përshkruhen si zbulim “i madh dhe i rëndësishëm”.

Lajmi është botuar në revistën e botimeve shkencore në Poloni.3708299500000578-3731233-image-a-15_1470742480467

Kërkuesit vijnë nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studion zonën ku u bë zbulimi prej vitit 2000.

Arkeologët zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 260 të erës së re.3708299100000578-3731233-image-a-14_1470742473880

“Këto janë strukturat e parë të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.

Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori mbretëresha Teuta që mori drejtimin e Perandorisë Ilire.3708BD9D00000578-3731233-image-a-27_1470747561953

Vendndodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, krahasuar me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.

Sipas profesorë Dyczka, ndërtesa është djegur gjatë një sulmi të dhunshëm dhe një pallat tjetër u ndërtua më atë.

3708299D00000578-3731233-image-a-17_1470742897125

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura