Një raport nga ‘BBC News’’ dhe ‘Open Source Center’ tregon se Rusia ka furnizuar aleatin e saj, Korenë e Veriut, me mbi 1 mln fuqi me naftë.
OSC, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, analizoi qindra imazhe satelitore gjatë një periudhe tetë mujore, e për rrjedhojë arriti në këto konkluzione, raporton CNN.
Pamjet satelitore treguan dhjetëra cisterna të Koresë së Veriut që udhëtonin midis portit rus të Vostochny dhe objekteve të Koresë së Veriut.
Mendohet se këto itinerare për furnizim me naftë janë kryer mbi 40 herë, thuhet në raport.
Dërgesa e parë e dokumentuar e naftës u bë më 7 mars, thuhet në raportin e OSC, disa muaj pasi u zbulua se Pheniani po furnizonte Rusinë me ushtare koreanao-veriorë.
Zbulimi thekson gjithashtu aleancën në rritje midis Moskës dhe Phenianit , ndërsa ushtarët e Koresë së Veriut bashkohen me forcat ruse në fushën e betejës.
Rreth 11,000 trupa të Koresë së Veriut janë vendosur në rajonin Kursk të Rusisë për të luftuat kundër Ukrainës.
Një zyrtar amerikan i tha CNN në fillim të këtij muaji se Rusia ka grumbulluar një forcë të madhe prej dhjetëra mijëra ushtarë për të kryer një sulm ndaj pozicioneve ukrainase në rajonin e Kurskut.
Përveç dërgimit të trupave, Koreja e Veriut ka ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës duke furnizuar armatime dhe predha.
SHBA dhe Ukraina zbuluan në fillim të këtij muaji se trupat e Koresë së Veriut ishin përfshirë në luftime me ushtarët ukrainas për herë të parë, ndërkohë që imazhet satelitore treguan se Pheniani merr në këmbim naftë nga Moska.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al