Zbulohen emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë, Ervin Bushati në SHBA, ja të gjitha propozimet e qeverisë

Jun 8, 2023 | 10:06
SHPËRNDAJE

Janë zbuluar emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

MINISTRIA-E-JASHTME

Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është propozuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Ambasadoret e rinj te propozuar: 

1- Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikes së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

2- Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikes se Shqipërisë, në Malin e Zi, rezident.

3- Adia Sakiqi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikes së Shqipërisë, në Republiken Federale të Gjermanisë, rezident.

4- Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republiken Domenikane, Republikën e Guatemales dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident.

5- Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident.

6- Vasilika Hysi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

7- Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Shtetin e Izraelit, rezident.

8- Fatmir Velaj, kandidat per Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Austrisë, rezident.

9- Blerta Kadzadej, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Turqisë, rezident si dhe Ambasador Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republiken Islamike te Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republiken Islamike te Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

10-Majlinda Frangaj, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.

11- Mustafa Nano, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Konfederatën e Zvicrës, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotě i Republikësisë Shqipërisë në Principatën Lihtenshteinit, jo rezident

12- Uran Ferizi, kandidat per Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irlandës, jo rezident.

11111

6d01a05b-8a46-498c-8fc5-a306e0c4f18c

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura