Zbulohen emrat/ Këta janë 4 kandidatët që u skualifikuan nga gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ja kur do të zgjidhet

Sep 23, 2024 | 11:15
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha konfirmoi në Komisionin e Sigurisë se 4 kandidatë janë skualifikua nga gara për kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë gazetari, Igli Çelmeta ka mundur të zbulojë edhe emrat e tyre.

policia e shtetit

Emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara janë:

1-Shemsi Premci

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

LEXO EDHE “Katër kandidatë janë skualifikuar”- Kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Ministri i Brendshëm: Brenda kësaj jave do t’i propozoj Këshillit të Ministrave…

Ministri tha se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë garë.

“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbat9mit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura