Donald Trump do të nisë ‘operacionin më të madh të dëbimit masiv’ të emigrantëve të paligjshëm në ditën e parë të marrjes së detyrës, tha zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt.
Ky është një premtim kryesor që Donald Trump bëri gjatë fushatës zgjedhore.
Donald Trump e bëri emigracionin kryefjalë të fushatës së tij, ndërsa herë pas here i sulmonte ata.
Se si ai do të jetë në gjendje të dëbojë miliona emigrantë pa dokumente nuk është e qartë, por media Axios raporton se ai do të përdorë ligje të errëta, fondet ushtarake dhe zbatimin e ligjit në të gjitha nivelet e qeverisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al