Nga Zef Ndeka
Tek Kulla e Kovaçëve…
Një mrekulli në fshatin Tresh të Lezhës.
Janë pinjollët e familjes Kovaçi Mondi dhe Antoni, që kanë investuar ndryshe nga të tjerët në fshatin e tyre.
Kanë ndërtuar rrugën e re të fshatit që të shpie drejt “Bjeshkëve” të hershme, kohë kur dikur jeta bëhej e freskët pranë Kishës së vjetër shumë shekullore të zonës, që tashmë kanë mbetur vetëm themelet dhe legjendat rreth saj.
Disa km rrugë të re kanë hapur me investimet e tyre, duke i kryer një shërbim tjetër komunitetit.
Por jo vetëm atyre.
Kulla e vjetër e Kovaçëve ka ruajtur fytyrën e vjetër, përmasat dhe formën e saj, por e rinovuar duke gërshetuar punimet e vjetra të gurit e drurit me metodat moderne të kohës.
Çdo gjë në vendin e vet.
Por jo vetëm kaq.
Bustet e plakut të vjetër të Kovaçeve, i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i Nënës Terezë në kodrinën mbi shtëpi, dhe Kryqi i Madh i ndriçuar në nivelin e Kullës, i harmonizojnë objektet duke krijuar mrekullinë me
pemët, ullishtet, vreshtat e pafundme nga ku shihet si në pëllëmbë të dorës Ulqini e Durrësi.
Vera e nxehtë dorëzohet përballë kësaj lartësie jo të madhe ku ajri i freskët të përkedhel duke ia lënë vendin freskisë natyrore pa asnjë ndryshim nga ajri i kondecionuar…
Mrekullisë i shtohen aromat e bimëve medicinale, të pa numërta për nga llojshmëria. Janë kundërmimet e aromave të trumzës, lisnës, të dafinave etj që e bëjnë vërtetë një Paradizo.
Prejektet e djaloshave Kovaçi janë ambiciozë. Shtëpitë prej druri, mjediset e lulëzuara, guzhina me gatime ushqimesh bio, të bëjnë të mos shkulësh nga ai vend.
Kështu, Lezhës së bukur të fushave dhe detit, nuk do i mungojnë edhe bukuritë dhe mrekullinë që të afron ndryshe mali.
Një nga këto mrekulli, tashmë nuk mungon në Tresh të Lezhës, tek Kulla e Kovaçëve…
Dy video-t e mëposhtme vetëm sa të prezantojnë për ta shijuar më tej nga afër…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al