Zgjat vetëm pak orë arratia e autorit që vrau 15-vjeçarin në Shkodër, policia kap adoleshentin: Ka një plagë në sup

Oct 14, 2024 | 22:50
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e një adoleshenti, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij.

policia naten shkoder

Ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të hëne (14 tetor) në Shkodër, ku viktimë mbeti 15-vjeçari, E.Gjoni.

Ndërkohë policia e Shkodrës thotë se identifikoi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën.

“Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital”, thotë policia.

Njoftimi i policise

Dyshohet se plagosi me pasojë vdekjen një 15-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron në Polici autorin e dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër,  identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut  dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura