Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se diaspora është masivisht për rotacion në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se emigracioni është kundër narkoshtetit, duke shtuar se Partia Socialiste është në agoni dhe se nuk ka shans për fitore.
Sali Berisha: Emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin, për PD, kundër narkoshtetit.
Kur e sheh partinë qeverisëse të duket në agoni, jo që nuk ka shans për fitore, por e vërteta është se zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjëherë i një force politike.
Një luftë e brendshme e tmerrshme midis tyre, një luftë me dosje anonime. Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka. Klanet sulmojnë me dosje anonime njëri-tjetrin në PS.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al