Jozefina Topalli, Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s, Itali.
Takimi do të zhvillohet më 26 janar, në orën 12:00, në Restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna.
Ky aktivitet organizohet nga grupi nismëtar dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare, Luan Hallulli, i cili ka ftuar emigrantët shqiptarë nga Abruzzo dhe zonat përreth për t’u bashkuar në këtë bashkëbisedim.
Përveç prezencës së zonjës Topalli, në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të lidhet përmes një video-konference në Skype.
Aktiviteti do të shoqërohet edhe nga pjesëmarrja e senatorëve dhe përfaqësuesve italianë, si dhe të zgjedhurve vendorë të zonës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al