Kreu i Shtetit, Ilir Meta i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe funksionarëve të administratës publike që të distancohen nga përpjekjet e politikës për të intimiduar qytetarët në vota.
Presidenti Meta: Të gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet t’u drejtohen qendrave të votimit. E ardhmja jonë nuk mundtë blihet me asnjë çmim. Ndaj këtë të ardhme ne duhet ta forcojmë duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke shprehur vullnetin të lirë.
Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë dhe referendare. Sa më i plotë dhe referendar të jetë vullneti, aq më të ndëshkueshëm janë ata që përpiqen të ndërhyjnë te vota juaj.
Një thirrje kam për të gjithë ata që nuk kanë votuar këto vite. Nuk mundet ta humbisni këtë mundësi edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur, mos harroni se vota është edhe mjet ndëshkimi, që cilido mos t’ju zhgënjejë. Të gjithë drejtë 25 prillit. Të gjithë të verifikojnë kartat dhe dokumentet për të votuar.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit. Distancohuni nga çdo përpjekje e politikës, qëndroni të pavarur dhe mos u keqpërdorni si në Dibër dhe Shijak. Policia duhet të tregojë integritet të plotë në plotësimin e detyrave. Policia në këtë kohë duhet të luftojë edhe me fortë krimin, të luftojë fenomenin e shitblerjes së votës.
Të gjithë funksionarët publikë duhet të tërhiqen nga çdo përpjekje për të që mundohet t’i bëjë administratës publike dhe familjarëve të tyre. Çdo përpjekje për të marrë votën forcërisht përmes formave shantazhuese dhe frikësuese sjell përdhosje dhe nëpërkëmbje të dinjitetit dhe shqiptaria jonë nuk e duron dot më këtë. Tërhiquni dhe refuzoni urdhëruat politikë të shefave tuaj se populli do të jetë i pamëshirshëm me ju.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al