“Zgjedhjet në Kosovë, nën hijen e Trump”- Analisti Lubonja: Premtimet elektorale për vendin, të sfumuara nga politikat e jashtme! Partitë politike e kanë të vështirë të…

Feb 9, 2025 | 17:23
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke thënë se po zhvillohen nën hijen e presidentit amerikan Donald Trump.

Lubonja

Në studion e lajmeve në News24, Lubonja tha se premtimet për ekonominë dhe vendin janë sfumuar nga politika e jashtme.

“Zgjedhjet në Kosovë do të thosha se është nën hijen e zhvillimeve botërore sepse fati i Kosovës akoma përcaktohet nga bota, nga ngjarjet nga politika. Nën hijen e Trump do të thosha, në kuptimin se ne kemi ndjekur se çfarë ndodh në Kosovë, por edhe ato jashtë Kosovës.

Ajo që ndodh në Kosovë janë premtimet për ekonominë, që janë të rëndësishme, por janë gjithmonë të sfumuara nga politikat e jashtme, këtu kam parasysh raportin me Serbinë, veriu i Kosovës, Trump, administrata Trump, Grenell që sulmon, etj. Është edhe fatkeqësi, sepse partitë duhet të fokusohen brenda vendit”, tha Lubonja.

Duke i krahasuar me zgjedhjet në Shqipëri, Lubonja tha se në Kosovë qytetarët kanë besim te institucioni i zgjedhjeve.

Sa u përket kandidatëve për kryeministër, Lubonja u shpreh se Kurti ka pas vetes popullin, por ka kundër pushtetin e vjetër.

“Kanë një ndryshim të madh sepse nuk kanë vënë në dyshim institucionin e zgjedhjeve. Te ne është problem numër një.  Polarizim ka. Duhet parë më thellë se në çfarë interesash bazohesh. Unë kam mbështetur më shumë Kurtin, sepse ai në një farë mënyre premtoi, po nuk e di sesa e ka realizuar, ndryshimin e atij sistemit të ndërtuar në kohën e Thaçit, një shtet i kapur nga oligarkia.

Nga informacionet që kam, Kurti vazhdon të ketë kundra pushtetin e vjetër. Edhe një pjesë e mirë e mediave i ka kundër. Ka pasur popullin më shumë me vete, kjo i ka dhënë përparësi. Sa e ka bindur popullin, këtë do ta shikojmë. Unë këtu shikoj polarizim, midis premtimit të një sistemi tjetër”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se çfarë ndodh nëse ndonjë nga partitë nuk merr votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, Lubonja tha se në politikë duhet të bësh kompromise.

Është e vështirë që një parti të qëndrojë te 50% e lart, pa u bërë autoritare. Kështu që, çfarë do të ndodhë. Një opsion është që Kurti të thotë unë të dal në opozitë, që ata ta formojnë qeverinë. Por kjo nënkupton, o të shkosh te 50% o të shkosh te aleanca. Sa ka arritur Kurti të ndërtojë aleanca? Politika nënkupton edhe kompromise. Më duke e koklavitur gjëja”, tha Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura