Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen rreth 70% të kutive të votimit, Vetëvendosja kryeson me 42%

Feb 9, 2025 | 23:58
SHPËRNDAJE

Deri në orën 23:23 në Kosovë janë numëruar 73.04 për qind të kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

WhatsApp Image 2025-02-09 at 23.57.33

KQZ ka publikuar rezultatet e numërimit të votave, ku janë numëruar 2533 kuti nga 2,533 duke nxjerrë LVV parti të parë, PDK e dyta dhe më pas LDK

Nga kjo përqindje e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.99 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës pason në 22.68 për qind, Lidhja Demokratike e treta me 17.9 për qind të votave ndërsa Koalicioni AAK-Nisma ka 7.56 për qind.

Kujtojmë se për shkak se sistemi online i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve doli jashtë funksionit, kreu i KQZ-së njoftoi se numërimi i votave do bëhet manualisht.

“Gjithçka ishte gati t’i transmetojmë rezultatet preliminare si edhe në të kaluarën, aplikacioni nuk ka funksionuar, nuk po arrijmë t’i transmetojmë të dhënat përmes platformës. U kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale.

Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë, nuk e di, në ora 3 apo 4 të mëngjesit”, ka thënë Radoniqi.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi pas mbylljes së qendrave të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.

Siç bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 799 mijë qytetarë. Ai ka thënë se në zgjedhjet e shkuara, të drejtën për votë e kishin shfrytëzuar mbi 827 mijë votues.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura