“Zgjedhjet në lindje, shuplakë për qeverinë e koalicionit”/ Analiza e DW: Çfarë pasojash do të kenë për politikën në Gjermani?

Sep 2, 2024 | 8:58
SHPËRNDAJE

Për SPD, Të Gjelbrit dhe FDP që formojnë koalicionin e qeverisë në Berlin rezultati i zgjedhjeve në Saksoni dhe Tyringi është një goditje shumë e fortë. Çfarë pasojash do të kenë këto zgjedhje për politikën në Gjermani?

scholz

Ishin vetëm dy lande federale nga gjithsej 16 lande, ku më 1 shtator u zgjodh një parlament i ri i landit. Ishin vetë 5 milionë votues nga më shumë se 61 milionë persona me të drejtë vote në të gjithë Gjermaninë. E megjithatë zgjedhjet në landet Saksoni dhe Tyringi kanë shumë më tepër rëndësi se ajo rajonale. Nga njëra anë, sepse për herë të parë në zgjedhjet e një landi një parti e ekstremit të djathtë si AfD, Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë se një çerekun e votave. Nga ana tjetër se partitë që formojnë qeverinë në Berlin asnjëherë nuk kanë marrë së bashku një rezultat kaq të dobët elektoral.

79% e gjermanëve të pakënaqur me qeverinë

Si në Saksoni edhe në Tyringi partia e provuar si ektremiste e djathtë, AfD mori më shumë sy dyfishin e votave se socialdemokratët SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP të marrë së bashku. Rezultatet e tyre janë njëshifrore dhe tek Të Gjelbrit apo FDP madje nuk mjaftojnë për të hyrë në parlamentet e landeve Saksoni dhe Tyringi. Edhe Partia Socialdemokrate, SPD sipas sondazheve parazgjedhore madje rrezikonte të mos hynte në parlament, por në fund socialdemokratët shpëtuan nga ky dështim i plotë. Katër nga pesë gjermanë janë të pakënaqur me punën e qeverisë dhe kjo prej muajsh. Në trendin e Gjermanisë që publikon televizioni ARD kancelari Scholz dhe ministrat e tij marrin nota të dobta.

Dëbimet pak para zgjedhjeve nuk ndihmuan

Koalicioni qeveritar në Berlin perceptohet si i përçarë dhe i paaftë për të rrpuar. Kreu i Të Gjelbërve, Omid Nouripour tha pas votimeve të dielën, se secili duhet “të shikojë njëherë nga vetja”. Në këtë pikë nuk ndihmoi që qeveria pak para votimeve në plan afatshkurtër dhe me shpejtësi mori masa pas atentatit me thikë në Solingen, ku humbën jetën tre vetë. Në politikën e migracionit u bënë të ditura ashpërsime të reja dhe papritur u kthyen në Afganistan 28 vetë me vepra penale.

AfD e shikon veten të konfirmuar. Zgjedhjet në dy lande i dhanë kësaj partie një rezultat “historik”, tha bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel natën e së dielës dhe kërkoi që qeveria të japë dorëheqjen. “Ky është ndëshkim për koalicionin dhe rekuim për qeverinë”, tha ajo dhe qeveria duhet të pyesë veten nëse mund të qeverisë kështu.

Jo probleme para zgjedhjeve të tjera

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura