Kandidatja e PD në qarkun e Tiranë, Albana Vokshi në një takim me votuesit e majtë në Kodër Kamëz, tha se ata kërkojnë nga demokratët një alternativë shprese pasi janë të zhgënjyer nga premtimet e mosmbajtura në 8 vite nga Kryeministri Edi Rama.
Vokshi theksoi se Edi Rama mendon se vota e qytetarëve ka çmim dhe bën presioni ndaj votuesve me vendet e punës dhe shitblerjen e votës.
“Ai nuk do mirëqenien e familjeve tuaja. Nuk ju respekton si qytetarë të lirë. Ai mendon se ju e keni një çmim, se vota juaj ka një çmim dhe si shtet bandë del natën në errësirë duke hedhur asfalt elektoral, duke trokitur në shtëpi për të ofruar certifikata legalizimesh natën, duke ofruar vende pune një mujore, pasi pas zgjedhjeve do t’i hedhë prapë në rrugë, duke ofruar kuti me ndihma sepse aq vlen një votë për Edi Ramën. Ka vërsulur shtetin si bandë”- u shpreh Vokshi.
Duke kërkuar angazhimin e të gjithëve, kandidatja e PD theksoi rëndësinë që këto zgjedhje kanë për familjet shqiptare, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.
“Duam mbështetjen tuaj të votoni numrin 9, Partinë Demokratike. Kjo Nuk është betejë mes të majtës dhe të djathtës. Nuk është mes socialistëve dhe demokratëve, as betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes zhvillimit dhe prapambetjes. Mbylljani njëherë e mirë derën dështimit të Edi Ramës.
Në këto tetë vite nuk mbajtën asnjë premtim. Premtuan 300 mijë vende pune, por më thoni a ka marrë ndonjëri prej jush vend pune. Foli për shëndetësi falas dhe në fakt ju nuk keni marrë as shërbim shëndetësor.
Jeni futur në borxhe ose keni harxhuar të gjithë kursimet. A keni marrë arsim cilësor, e sigurt që jo. A ju janë ulur taksat? Përgjigja është vetëm JO. Para katër vjetësh erdhi me timon dhe me tepsi. Pa asnjë program dhe alternativë.
Po sot keni parë ndonjë program të PS dhe Edi Ramës? A keni lexuar se çfarë premton ai për shëndetësinë? Kurrkund asgjë. A keni lexuar se çfarë premton për katër vitet e ardhshme për ekonominë, arsimin, bujqësinë? Asgjë.”- tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al