“Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, mjet i fuqishëm për paqe”- Presidenti i ri i Këshillit të Evropës: BE dhe vendet kandidate duhet të punojnë më shumë, s’duhet të ketë pengesa

Nov 29, 2024 | 17:47
SHPËRNDAJE

Presidenti i ri i Këshillit të Evropës, António Costa ka deklaruar se zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është një mjet i fuqishëm për paqe, siguri dhe prosperitet.

António Costa

Në fjalën e tij, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Charles Michel, ish kryeministri i Portugalisë u shpreh se BE dhe vendet kandidate duhet të punojmë më shumë dhe më shpejt.

Sipas tij nuk duhet të ketë afate kohore artificiale dhe as pengesa.

“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët tanë lindorë është një mjet i fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin – dhe një imperativ gjeopolitik. Si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt – pa afate kohore artificiale, por edhe pa pengesa të panevojshme”, u shpreh ndër të tjera Costa.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të jetë një partner për një të ardhme globale, shumëpalëshe, të qëndrueshme dhe paqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura