“Zgjohem dhe fle me ligjin”- Berisha para Gjykatës së Lartë: Nuk gjendet tjetër si unë! Porosia për bashkëpunëtorët ka qenë….

Dec 27, 2023 | 9:39
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës që opozita po mban para Gjykatës së Lartë kur pritet të jepet vendimi për vulën e Partisë Demokratike.

sali berisha

Berisha e konsideron veten si një njeri të ligjin, me të cilin pas kaq shumë vitesh në detyra të rëndësishme thotë se zgjohet dhe fle me të.

Më tej kryeministri tregoi se dhe për çdo bashkëpunëtor të tijin ka patur vetëm një porosi dhe ajo lidhej me respektimin e ligjit.

Sali Berisha: Në jetën time unë kam pasur privilegjin që tëi shërbej Shqipërisë me poste më të larta, si President, kryeministër. Kjo karrierë e gjatë me poste publike zhvillon tek njeriu natyrën e dytë të ligjit, zgjohesh me ligjin, fle me ligjin dhe me ligjin vazhdojnë jetën publike.

Një porosi kam patur për bashkëpunëtorët e mi ‘repektoni ligjin’. U bënë vite që armiqtë e mi kanë nxitur hetim shteruese ndaj meje, pse pas kaq kohës nuk kanë gjetur asnjë fakt, asnjë provë, sepse unë gjithnjë kam respektuar ligjin.

Kam respektuar ligjin me bindjen më të thellë se ai respekt është mënyra më e sigurtë për garantimin e lirive tuaja për funksionimin e shtetit ligjor.

Në këtë aspekt mund t’ju them se vështirë të gjindet një tjetër të ketë konsideratë me të lartë se unëpër ligjin. Ky është fakt.

Por sot, më shumë se kurrrë është koha që secili prej nesh të kujtojë diçka thelbësore që duhet se është harruar, çfarë është ligji?

Ligjet Kushtetutat Gjykata janë instrumenta për garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut. Ashtu si kirurgu që ka në dorë bisturinë për të shpëtuar jetën e të sëmurit, zyrtari ka ligjin në dorë për të garantuar jetën e njerëzve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura