“Zihemi shumë, por rëndësi ka fitorja”/ Murataj dhe Rrapaj: Trajneri Kolela na ka mbështetur pafund, ja filozofia e Partizanit këtë vit

Dec 30, 2022 | 18:40
SHPËRNDAJE

Mesfushorët e Partizanit, Valentino Murataj dhe Arinaldo Rrapaj kanë dhënë një intervistë për emisionin “Sportnews” në “News 24” me gazetare Trevisa Tufën. Murataj është shprehur se të gjithë futbollistët kanë merita për vendin ku ndodhen por sigurisht edhe trajneri Kolela pasi është timonieri i skuadrës. Ndërsa Rrapaj ka thënë se Xhovani ju ka dhënë gjithë mbështetjen e duhur. Po ashtu ai ka folur edhe për ëndrrën e madhe që ka luajtur për Kombëtaren.

Collage Maker-30-Dec-2022-06.32-PM

Murataj: “Në një ekip cdo gjë ka rëndësinë e vet, sigurisht Kolela është timonieri i skuadrës ai ka meritat e veta por edhe ne gjithashtu, është punë në ekip. Djemtë që kanë luajtur me Trashin më kanë thënë që ngjaj edhe në gjeste por edhe në fytyrë, ai ka qenë një ndër më të mirët që ka luajtur në kampionatin shqiptar por që tani luan jashtë trojeve, gjë e mirë që të jem edhe unë si ai. Ne luajmë si grup jo individualisht dhe duhet të bashkëpunojmë me të gjithë, por Arin e kam më afër dhe flasim më shumë. Me të gjithë djemtë shkojmë shumë mirë. Ne zihemi pak më Rrapajn por më mirë të zihesh në lojë që të fitojmë më pas. Ne jemi ekip që prodhojmë raste, këtë vit kemi filozofi tjetër, të mbrojmë të gjithë dhe të shënojmë të gjithë.

Rrapaj: “Mendoj se është punë e të gjithëvë, trajneri Kolela na ka mbështetur për të dhënë më të mirën dhe maksimumin tonë dhe këto i kemi shfaqur në fushën e lojës në arritjet që kemi bërë deri tani dhe besoj na jep fuqinë për të vazhduar më tej. Për mua Kombëtarja A është arritje, cdo futbollist e ka ëndërr ashtu si edhe unë që luaj me fanellën kuqezi. Tek vetja do të ndryshoja agresivitetin, jam pak shpërthyes dhe me nerva dhe do të doja ti ulja pak sepse krijon probleme dhe nuk i jap më të mirën ekipit me këtë gjë. Duhet të punoj dhe pak në fazën mbrojtëse për të ndihmuar më shumë ekipin. Më mirë në ekip kuptohem me Muratajn. Keqkuptime kemi në lojë por i diskutojmë më pas dhe nuk kemi hadërmbetje. Nuk është se e ka fajin sulmi nëse nuk shënon apo e ka fajin mbrojtja nëse pësojmë, ne veprojmë të gjithë si ekip.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura