Zmadhimi i prostatës, efektet anësore nga mjekimi jo i duhur

Jan 25, 2018 | 11:38
SHPËRNDAJE

PROF.DR. KIM DRASA: FINASTERIDE DHE DUTASTERIDE (AVODART/ DUPROST), TË DËMSHME

Impotencë, depresion dhe osteoporozë janë vetëm disa nga pasojat me të cilat përballen sot pacientët që vuajnë nga zmadhimi i prostatës. Këto efekte anësore, vijnë sipas mjekut urolog prof. dr. Kim Drasa, nga përdorimi i dy medikamenteve përkatësisht Finasteride dhe Dutasteride (Avodart & Duprost).

“Mjekësia moderne amerikane, angleze,franceze, kanadeze, koreane jugore, kineze kanë 10 vite që e kanë marrë seriozisht dhe kanë arritur në përfundimin shkencor se këto dy ilaçe dëmtojnë rëndë trupin e burrave, në shumë aspekte”, pohon doktori. Finasteride është provuar se është i dëmshëm edhe te pacientët që e kanë përdorur për të parandaluar rënien e flokëve.

Kim Drasa

“Nga studimi rezultoi se Finasterid 1mg ndihmon për të ndaluar rënien e flokëve, por shkakton efektin anësor më të keq për çdo njeri dhe për më tepër për të rinjtë dhe kjo është impotenca”. Duke qenë anëtar i shoqatës së urologëve në Amerikë, prof.dr. Drasa ndan edhe përvojën në vendet e zhvilluara, rezultatet e disa kërkimeve të realizuara jo vetëm në Amerikë. por edhe në Kinën e largët si edhe masat që janë ndërmarrë.

“Në 24 maj të vitit që shkoi MHRA (agjenci në Angli, ekuivalente si FDA-USA) ka paraqitur raportin se përdorimi i Finasteridit dhe Dutasteridit mund të çojnë drejt depresionit dhe vetëvrasjes. Korea e Jugut e ndaloi përdorimin e këtyre dy ilaçeve disa muaj më parë. Franca po ashtu, në dhjetor 2017 ndaloi përdorimin e Finasteride (Avodart)”.

Efektet anësore

Finasteride dhe Dutasteride (Avodart dhe Duprost), sipas doktorit, në individë të ndryshëm mund të stimulojnë efektet e plakjes së parakohshme. Kjo ndodh, sepse këto dy medikamente arrijnë të ulin nivelin e hormonit Dihydrotestosterone, pothuajse deri në zero.

Njëkohësisht, japin ulje drastike të nivelit të hormoneve të tjerë, të cilët janë shkaktarët e simptomatologjisë së ankthit dhe depresionit. “Zbulimi i neuropatis periferike në këta pacientë, që kishin përdorur Finasteride dhe Dutasteride, demostroi për herë të parë: përfshirjen e dëmtimit të sistemit nervor periferik te pacientët dhe si pasojë e këtij dëmtimi, ju ishte shkaktuar impotenca. Plus, 50% e këtyre pacientëve, u diagnostikuan me depresion të rëndë.

Prof. Irwin Goldstein, kryeredaktori i revistës mjekësisë seksuale (JSM), konfirmon këto dëmtime duke nënvijëzuar se ne po bëhemi gjithmonë e më të ndërgjegjësuar për dëmtimet persistente të shëndetit seksual që janë duke ndodhur si rezultat i përdorimit të medikamenteve: Finasteride dhe Avodart në një numër shumë të madh pacientësh. Alarmante është se së bashku me çregullimet seksuale persistente, ka të dhëna për dëmtime persistente qendrore njohëse dhe përfshirjen e depresionit”.

Urologu amerikan

Prof. Steven Kaplan (NY-USA) është një nga urologët më të mëdhenj si dhe i njohur për komentet e tij për çdo studim madhor në trajtimin e zmadhimit të prostatës (HBP), përfitimet dhe dëmet e shkaktuara nga medikamentet për trajtimin e kësaj patologjie si dhe për simptomat e traktit të poshtëm urinar (LUTS), të cilat botohen çdo muaj, në revistën zyrtare amerikane të urologjise (JAU). Doktori vë në dukje se Kaplan ka konfirmuar Osteoporozën si efekt anësor potent nga përdorimi Finasteride & Dutasteride që prej vitit 2015.

Sipas tij, në një popullsi të plakur, incidenca e osteoporozës dhe e frakturave të kockave është duke u rritur. “Zhvillimi i osteoporozës është me origjinë multifaktoriale, kryesorja është ulja e nivelit të hormonit mashkullor në prostate-Dihydrotestosterone. Agjentët, të cilët mund të ulin nivelin e prodhimit të Dihydrotestosterone, pra Finasteride, Avodart dhe Duprost mund ta çojnë pacientin drejt një rritjeje të ndodhive të osteoporozës. Autorët, të cilët arritën në këtë konkluzion të rëndë- sishëm kanë studiuar rreth 47 mijë pacientë të diagnostikuar me zmadhim prostate (HBP), nga viti 1998 deri në 2010”. Prof. Kaplan vazhdon me konfirmimin e dëmtimeve të tjera nga përdorimi i këtyre dy medikamenteve dhe konkretisht për shkaktimin e impotencës, duke theksuar se 71.9% e burrave, të trajtuar me to, kanë paraqitur probleme me ereksionin deri në impotencë.

Zgjidhja Edhe nga një vëzhgim i kryer nga prof. dr. Kim Drasa rezulton se pacientët që vuajnë nga zmadhimi i prostatës dhe që janë trajtuar me këto dy medikamente kanë shfaqur me kalimin e kohës çrregullime të rënda trupore. Për këtë, doktori apelon Ministrinë e Shëndetësisë që të tërheqë nga qarkullimi këto dy barna. “Kam evidentuar pacientë me osteoporozë.

Depresioni është e keqja më serioze me të cilën jam hasur vitet e fundit. Ndaj edhe i propozoj Ministrisë së Shënde tësisë që këto dy medikamente të hiqen nga lista e rimbursimit, sepse shkaktojnë dëmtime madhore jetike, te pariparueshme, në pacientët burra, të cilët mjekohen për zmadhim prostate”.

Sipas tij, Finasteride dhe Dutasteride mund të zëvendësohen vetëm me ilaçe bimore dhe në USA, më i miri është prostate miracle, i cili redukton madhësinë e prostatës dhe ndihmon që sa më parë të normalizohet nga dëmtimet seksuale.

Disa nga dëmtimet e provokuara nga përdorimi i Finasteride, Avodarte, Duprost:

Humbja e Libidos „ Dysfunksioni Erectile (mosfunksioni ereksionit) „ Osteoporosa ( rreziku për frakturë i kockave) „ Dëmtimi i Sistemit Nervor Periferik „ Depresioni „ Vetëvrasja „ Ankthi „ Gynecomastia (zmadhimi i gjoksit, si femër) „ Atrofiamuskulare (dobësimi,hollimi i muskulaturës) „ Tharje të rënda të lëkurës „ Insomnia (pagjumësia) „ Zhurmë në vesh Këto dëmtime mund të vazhdojnë me vite edhe mbasi pacienti ka ndërprerë mjekimin me finasteride dhe avodart.

Studimi i realizuar në Kinë me 16 mijë anketues, me moshë mesatare 60-vjeçare

Sipas një studimi të kryer në Kinë, ku u përfshinë 16.000 pacientë, me moshë mesatare të gjashtëdhjetave, rezultoi se pacientët me zmadhim prostate dhe që u trajtuan me Finasteride dhe Dutasteride patën çrregullime seksuale deri në impotencë të plotë. Gjithashtu, u konkludua se sa më i vjetër në moshë të jetë pacienti, aq më i rëndë është dëmtimi seksual.

Në raportin e dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, studiuesit kërkuan që Finasteride dhe Dutasteride, të ndalohen nga përdorimi për burrat me zmadhim prostate dhe të rinjtë që i përdorin, në rastet kur kanë rënie të flokëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura