“E trajtonin si hyzmeqare”- U mbyt nga bashkëshorti, flet e afërmja e 24-vjeçares: U divorcuan, por ajo u kthye sërish tek i shoqi! Ka pirë drogë që…

Oct 10, 2024 | 12:44
SHPËRNDAJE

Eleonor Toci, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci, ishte rikther me 30-vjeçarin pas divorcit me tyre. Pas ndarjes, 24-vjeçarja është zhvendosur për të jetuar tek i ati, por më pas kishte vendosur të hiqte dorë nga divorci dhe të zhvendosej në Itali tek bashkëshorti.

elenonor toci1

“Ata ishin divorcuar dhe ishte kthyer te babai. Më pas burri e kishte kërkuar prapë.  Të dyja familjet janë familje të mira.

Patën bërë divorcin dhe pasi kanë bërë divorcin, erdhi një ditë te dyqani dhe më tha ‘na ka bërë pasaportat burri mua e fëmijëve dhe do ikim’ dhe kanë ikur para dy muajsh”, tha një e afërme e viktimës mes lotësh.

Ajo rrëfeu se 24-vjeçarja trajtohej si hyzmeqare në familjen e burrit, duke shtuar i shoqi e torturonte.

“Atij Zoti i ardhtë hakut që ka vrarë gocën! Kanë dy çuna. Ai ka pirë drogë që ka mbyt gocën. Pleqtë erdhën këtu dhe thanë t’i pajtojmë dhe njëherë pasi u ndanë. Gjoja u rregulluan. E mbyti gocën… Dhe kur ishte këtu në Shqipëri, nuk vinte në shtëpi. Ajo më kishte thënë që vetëm kur pinte drogë ishte për grua. E trajtonte si hyzmeqare. Ishte shumë e urtë. Ai e torturonte. E kanë përdorur si hyzmeqare. Vetë më kishte treguar se burri e kishte akuzuar se ka dashur t’i helmojë familjen”, shtoi e afërmja.

Viktima ishte martuar në moshën 16-vjeçare me bashkëshortin e saj dhe ishin prindër të dy djemve, të moshës 4 dhe 6 vjeç, të cilët u bënë dëshmitarë të krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura