“Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën” – Princeshë Geraldinë feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë nga mami Elia! Fotot familjare me gjyshërit dhe dajën

Oct 22, 2024 | 16:30
SHPËRNDAJE

Princeshë Geraldinë feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i veçantë nga nëna e saj, Elia Zaharia.

elia 3

Për këtë 4-vjetor Elia Zaharia zgjodhi që të ndante me ndjekësit e saj në Instagram foto familjare të Princeshë Geraldinës me gjyshin, gjyshen dhe dajën Amos.

elia 1

Krahas fotoalbumit Elia ka bërë një dedikim të veçantë për të bijën.

“Sot dielli i jetës time feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mami i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes.

Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jotë e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldinë!”, shkruan Elia Zaharia në Instagram.

elia 2

elia 4

elia 5

Disa muaj më parë Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan.

Divorci i Elias dhe Princit bëri bujë në media pas publikimit të  videos ku, Elia Zaharai debatonte me zë të lartë  me Princin.

Princ Leka zyrtarizoi lidhjen me partneren e tij, Blerta Celibashi, në një festë miqësie në SHBA, disa muaj pas zbulimit të lidhjes së tyre, ndërkohë që 42-vjeçari ishte ende i martuar me aktoren Elia Zaharia dhe ndarja e çiftit nuk ishte bërë publike.

Në fotot e publikuara shihen Princ Leka dhe Blerta të cilët pozuan të kapur për dore dhe të buzëqeshur para kamerës.

Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, morën pjesë në ceremoninë luksoze.

leka 1

leka 3

leka 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura