ZYRTARE/ Arteta rinovon me Arsenalin, rroga e re e spanjollit e afron me Guardiolën

Sep 12, 2024 | 15:46
SHPËRNDAJE

Mikel Arteta ka firmosur rinovimin e kontratës me Arsenalin, duek zgjatur deri në verën e vitit 2027 marrëveshjen që përfundonte në mbyllje të këtij sezoni. Sipas marrëveshjes së re, Arteta pritet të bëhet trajneri i dytë më i paguar në Angli pas Pep Guardiolës i cili përfiton 20 milionë paund në vit, pasi mediat angleze raportojnë për një rritje të ndjeshme të rrogës së tij aktuale prej 9 milionë paund në vit.

arteta

Në pesë vitet në drejtim, Arteta ktheu Arsenalin në një skuadër pretendente për titullin kampion, ndonëse nuk ka hedhur ende hapin e rëndësishëm për të kaluar pikërisht Mançester Sitin e “mësuesit” të tij, Guardiola.

“Ndjehem jashtëzakonisht krenar, shumë i gëzuar dhe pres me padurim për atë që do të vijë në të ardhmen. Jam krenar që jam këtu dhe për këto marrëdhënie që kam krijuar me të gjithë në klub. Jam jashtëzakonisht i lumtur që punoj çdo ditë me njerëz të mirë dhe me ambiciet që kanë këtu. Ndjehem shumë i frymëzuar, ndjehem i sfiduar dhe i mbështetur, si dhe dua të bëj shumë më shumë se sa kemi bërë deri tani bashkë”, tha Arteta pas zyrtarizimit të firmës në kontratën e re.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura