ZYRTARE/ Barcelona blindon një tjetër të “paprekshëm”, mesfushori rinovon deri në vitin 2030

Jan 30, 2025 | 19:05
SHPËRNDAJE

Klubi i Barcelonës vazhdon me valën e rinovimeve, për të mbyllur sa më parë çështje që kishte lënë hapur me disa futbollistë të cilët janë thelbësorë për projektin e nisur nën drejtimin e Hansi Flik. Pas Arauho dhe Gerard Martin, sot e kishte radhën Pedro Gonzalez Lopez, i njohur nga të gjithë si Pedri.

pedri

Mesfushori është padyshim një nga pikat kyçe të lojës së katalanasve dhe klubi ka dashur të mbyllë çdo diskutim për të ardhmen e 22-vjeçarit të cilin e bleu nga Las Palmas për 5 milionë euro në vitin 2019 kur ishte ende një adoleshent, por e pa të kthehej shpejt në një nga talentet më të mëdhenj të futbollit spanjoll.

Sot ka ardhur firma në marrëveshjen e re, që e sheh atë pjesë të katalanasve deri në vitin 2030, duke e hequr përfundimisht nga tregu, pasi edhe dëshira e Pedrit është të vazhdojë të jetë një nga emrat e rëndësishëm të këtij klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura