Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji, i dha fund aventurës me Katanian në Serinë C italiane, teksa ditën e sotme u prezantua te skuadra e Latinës, po në Serinë C.
27-vjeçari shqiptar ka një CV të pasur, teksa numëron plot 150 ndeshje mes Serisë A dhe Serisë B, si dhe 6 paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol.
Me eksperiencën e tij, mesfushori shqiptar, kërkon të shndërrohet në një protagonist te skuadra e Latinës, që në këtë merkato vere ka transferuar një tjetër mesfushor shqiptar, bëhet fjalë për 25-vjeçarin Sevo Çiko, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Picernos, ku u aktivizua 28 ndeshje dhe shënoi 3 gola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al