ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm, sulmuesi shqiptar transferohet te Monza

Jul 22, 2024 | 14:03
SHPËRNDAJE

Sulmuesi Luis Buzi është transferuar tek Monza duke bërë hapin e rëndësishëm në karrierë.buziAi kaloi nga Sudtirol në formë huazimi, skuadër më të cilën ende nuk ka debutuar në ekipin e parë.  Në marrëveshjen e arritur mes palëve është përfshirë edhe e drejta e blerjes së kartonit.

Buzi mes dy kombëtareve, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e tij, teksa është grumbulluar në muajin nëntor nga Shqipëria U-19 e Ervin Bulkut, e cila u mund në të tria ndeshjet e luajtura për kualifikueset e Europianit. Buzi është aktivizuar në këto ndeshje si zëvendësues, duke luajtur në total 73 minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura