ZYRTARE/ “Koloni” shqiptarësh te Rubin Kazani, klubi rus prezanton edhe… Hoxhën

Sep 12, 2024 | 20:07
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në katër numri i futbollistët me origjinë shqiptare, pjesë e skuadrës së Rubin Kazanit në këtë sezon futbollistik. Pas Mirlind Dakut, Marvin Çunit, Dardan Shabanhaxhajt, ditën e sotme me ekipin rus është prezantuar edhe mesfushori Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rijekës.  

hoxhaaaa

Ky transferim i kushtoi Rubinit, 2 milionë euro, ndërkohë që vlera e 21-vjeçarit nga “Transfermarket” është 3.5 milionë euro. 

Hoxha është aktualisht pjesë e Kroacisë U-21, ndërkohë që kohët e fundit ka pasur interes nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit, ç’ka i jep mundësinë të luajë për Kosovën, apo edhe për Shqipërinë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura