Ylber Ramadani dhe Medon Berisha tashmë kanë një trajner të ri te Leçe.
Pas shkarkimit të Luka Goti, në pankinë vjen ish-tekniku i Milanit, Marko Xhiampaolo i cili drejtoi kuqezinjtë në vitin 2019.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Ai ka qenë jashtë fushës që nga aventura e tij e fundit në pankinën e Sampdorias dhe nënshkroi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, me rinovim të mundshëm në rast se Leçe nuk bie nga kategoria.
“Leçe njofton se drejtimi teknik i ekipit të parë i është besuar zotit Marko Xhiampaolo. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2025″.
Ai do të prezantohet para shtypit nesër në mëngjes në orën 10:00 presidenti i klubit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al