ZYRTARE/ Partizani prezanton trajnerin e ri, kush është serbi që do të drejtojë “demat e kuq”

Aug 26, 2024 | 16:07
SHPËRNDAJE

Partizani ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për serbin Aleksandar Veselinovicc.

CUKARICKI-RADNIK_02

“Panorama Sport” zbuloi ditën e premte këtë lajm, ndërsa sot është konfirmuar nga “Demat”.

Sipas klubit të kuq ai do të prezantohet në orën 17:45 në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave”.

Skuadra e fundit që 54-vjeçari ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se serbi Veselinoviç ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Gjithashtu ai ka qenë trajner edhe i kombëtares së moshave të Serbisë.  

EKSKLUZIVE/ Partizani gati të prezantojë trajnerin e ri, akord me një 54-vjeçar serb

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura