ZYRTARE/ Sheikët shpenzojnë miliona për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares përfundimisht shok skuadre me Benzema

Jan 31, 2025 | 17:23
SHPËRNDAJE

Kartoni i Mario Mitajt është blerë nga Al Itihad në Arabinë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lokomotiva e Moskës, që gëzonte të drejtat për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Screenshot 2025-01-31 171723

Ky operacion është konkretizuar për 4 milionë euro. Mitaj ishte në huazim për pjesën e parë të sezonit, ndërsa bindi te klubi që synon titullin kampion.

Njoftimi i Lokomotivës së Moskës:

“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al Itihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh. Lokomotiva e falenderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura