Bisedimet për ta arritur një marrëveshje mes Izraelit e Hamasit për armëpushim në Gaza dhe lirim të pengjeve janë 90 për qind të kryera, por mbeten disa çështje kyçe për t’u dakorduar, ka thënë një zyrtar palestinez i përfshirë në këto bisedime, raporton “BBC”.
Një nga çështjet vazhdon të mbetet prezenca ushtarake e Izraelit në korridorin Philadelphi, një pjesë e rëndësishme strategjike në jug të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin.
Zyrtari palestinez ka ndarë detaje të diskutimeve që po mbahen në Doha që përfshin edhe krijimin e një zone tampon disa kilometërshe përgjatë kufirit të Izraelit me Gazën.
Izraeli do ta mbajë prezencë ushtarake brenda kësaj zone, tha zyrtari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al