Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe le të merret, unë dhashë sqarime për…

Nov 5, 2024 | 11:51
SHPËRNDAJE

Edhe pse ditën e djeshme u mor zyrtarisht nën hetim nga SPAK, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci vazhdon inspektimet për punët e bërë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK ai ka është shprehur se është thirrur dhe ka dhënë shpjegime normalisht.

“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht.  kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, tha Beci.

Dyshohet se Benet Beci u mor nen hetim për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Gjithashtu, mësohet se avokati i Becit tij është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura