Zyrtarizohet kalendari i Champions, luhet edhe për Shën Valentin! Mësoni datat e të gjitha ndeshjeve të turit me eliminim direkt

Dec 18, 2023 | 17:31
SHPËRNDAJE

UEFA ka hedhur sot në Nion shortin për fazën e parë me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve, nga e cila do të dalin emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të turneut. Në këtë fazë, UEFA si gjithmonë ka ndarë ndeshjet në dy grupime të ndryshme, duke vendosur nga katër çifte për çdo javë.

champions-1

Kjo bën që e gjitha faza të luhet brenda një muaji të plotë, që nis më 13 shkurt e përfundon më datë 13 mars. Sipas programit, ka ndeshje të planifikuara edhe për Shën Valentin, ditë në të cilën luhen sfidat PSG-Real Sociedad dhe Lacio-Bajern Mynih.

KALENDARI

E martë 13.02.2024
Kopenhagë-Mançester Siti
Lajpcig-Real Madrid

E mërkurë 14.02.2024
PSG-Real Sociedad
Lacio-Bajern Mynih

E martë, 20.02.2024
Inter-Atletiko Madrid
PSV Eindhoven-Borusia Dortmund

E mërkurë, 21.02.2024
Porto-Arsenal
Napoli-Barcelona

E martë, 03.03.2024
Real Sociedad-PSG
Bajern Mynih-Lacio

E mërkurë, 06.03.2024
Mançester Siti-Kopenhagë
Real Madrid-Lajpcig

E martë, 12.03.2024
Arsenal-Porto
Barcelona-Napoli

E mërkurë, 13.03,2024
Atletiko Madrid-Inter
Borusia Dortmund-PSV Eindhoven

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura